Në Kroaci këtë vit janë raportuar dhjetë infeksione me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa gjashtë persona kanë pasqyrë më të rëndë klinike dhe janë hospitalizuar. Nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje, njoftoi Instituti Kroat për Shëndetin Publik.
Nga dhjetë infeksionet e raportuara, katër kanë qenë asimptomatike. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Zagreb, gjithsej pesë, pasuar nga dy raste në qarkun Krapina-Zagorje, dy në qarkun Osijek-Baranja dhe një në qarkun Koprivnicë-Krixhevci.
Sikurse edhe në vitet e mëparshme, shumica e të prekurve vijnë nga pjesa kontinentale e Kroacisë.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të raportuara dhe personave të hospitalizuar, Instituti i Shëndetit publik e vlerëson situatën aktuale epidemiologjike në Kroaci si të zakonshme.
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të një mushkonje të infektuar dhe nuk transmetohet përmes kontaktit të zakonshëm me një person të sëmurë. Sezoni i aktivitetit më të madh të mushkonjave zgjat gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës.
Sipas të dhënave të Instituti i Shëndetit publik kroat, 70 deri në 80 për qind e infeksioneve kalojnë pa simptoma. Te personat që zhvillojnë sëmundje, simptomat më të zakonshme janë temperatura e lartë, dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve dhe nyjave, dobësia, të përzierat, të vjellat dhe ndonjëherë skuqja e lëkurës.
Instituti i Shëndetit publik u rekomandon qytetarëve të mbrohen nga pickimi i mushkonjave duke përdorur repelentë, duke veshur rroba me mëngë dhe pantallona të gjata, si dhe duke vendosur rrjeta mbrojtëse. Rekomandohet gjithashtu eliminimi i rregullt i ujit të ndenjur nga enët, kovat, fuçitë, vazot, gomat e vjetra dhe vendet e tjera të përshtatshme për shumimin e mushkonjave.


























