Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes shprehu ngushëllimet për humbjet e jetëve të shkaktuara nga një shpërthim të mërkurën në një depo të përdorur për mbledhjen e mbetjeve të luftës në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri.
Ministria tha në një deklaratë se ishte thellësisht e trishtuar për humbjen e jetëve të shkaktuar nga shpërthimi në rrethin e Sarmadës.
"Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen e jetëve në një shpërthim që ndodhi sot (9 shtator) në një depo municioni në Sarmada, Idlib”, thuhet në deklaratë.
"I lutemi Allahut mëshirë për ata që humbën jetën në këtë aksident tragjik dhe u shprehimngushëllimet familjeve të tyre dhe popullit të Sirisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Deklarata erdhi pasi të mërkurën 14 persona humbën jetën në një shpërthim në një objekt të përkohshëm të përdorur për mbledhjen e armëve dhe mbetjeve të luftës, sipas autoriteteve siriane.






















