Norvegjia bën thirrje për ndihmë dhe lirimin e pengjeve ndërsa hyn në fuqi armëpushimi në Gaza
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se "Nëse marrëveshja qëndron, ky është fillimi i fundit të një lufte katastrofike", shtoi ai.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, bëri thirrje të premten për ndihmë në Gaza dhe lirimin e pengjeve ndërsa armëpushimi hyn në fuqi, duke e përshkruar atë si një hap vendimtar drejt përfundimit të asaj që ai e quajti një "luftë katastrofike".
"Unë mirëpres hyrjen në fuqi të armëpushimit në Gaza dhe tërheqjen e forcave izraelite në zonat e dakorduara", tha Eide në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve ta sigurojnë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe të lejojnë që ndihma humanitare të rrjedhë në enklavën e rrethuar.
"Nëse marrëveshja qëndron, ky është fillimi i fundit të një lufte katastrofike", shtoi ai.
Ushtria izraelite filloi fazën e parë të tërheqjes graduale të trupave nga Rripi i Gazës të premten dhe do ta përfundojë tërheqjen e saj në vendet e specifikuara në planin e Presidentit të ShBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës brenda 24 orëve, sipas mediave izraelite.
Sipas Radios së Ushtrisë Izraelite, tërheqja graduale nga Rripi i Gazës, në përputhje me planin e Trumpit, do të përfundojë deri të premten pasdite.