| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Blloku pa marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Raportohet se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (Coreper) u mblodh sot për të diskutuar rinovimin e listave të sanksioneve individuale të bllokut ndaj Rusisë, por 27 vendet e BE-së nuk ranë dakord për marrëveshje.
Blloku pa marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Blloku pa marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Vendet e Bllokut nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve individuale ndaj Rusisë.

Burime diplomatike për agjencinë e lajmeve ANSA theksuan se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (Coreper) u mblodh sot për të diskutuar rinovimin e listave të sanksioneve individuale të bllokut ndaj Rusisë, por nuk arriti marrëveshje.

Konsultimet do të vazhdojnë, ndërsa Coreper pritet të mblidhet sërish të hënën në përpjekje për të arritur një marrëveshje para se masat aktuale të skadojnë në mesnatën e së martës.

Në mbledhjen e mëparshme të hënën, komiteti ra dakord t’i zgjaste sanksionet vetëm për një javë, për t’u dhënë vendeve anëtare kohë shtesë që t’i “shqyrtojnë në mënyrë të hollësishme propozimet për rinovim”.

Regjimi i sanksioneve individuale të BE-së ndaj Rusisë përfshin ngrirjen e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit që synojnë si individë, ashtu edhe subjekte.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë