| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Fondacioni Maarif i Türkiyes organizon program iftari në Shkup
Zv/kryeministri Sali, i cili ishte i pranishëm në programin e iftarit, theksoi kontributin e Fondacionit Maarif në bashkëpunimin arsimor ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se arsimi dhe kultura janë ura që afrojnë popujt dhe pasurojnë shoqëritë.
Fondacioni Maarif i Türkiyes organizon program iftari në Shkup
Fondacioni Maarif i Türkiyes organizon program iftari në Shkup / AA
6 Mars 2026

Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Türkiyes (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup.

Programi i iftarit u mbajt në shkollën e TMV-së në Shkup nën patronazhin e Ambasadës së Türkiyes në Shkup, ndërsa në të morën pjesë zv/kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, politikanë nga vendi, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, zv/kryeministri Sali përmendi bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në fushën e arsimit, kulturës dhe institucioneve shkencore.

Ai theksoi kontributin e Fondacionit Maarif në bashkëpunimin arsimor ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se arsimi dhe kultura janë ura që afrojnë popujt dhe pasurojnë shoqëritë.

Ndërkaq, ambasadori Ulusoy tha se arsimi përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shkollat e Fondacionit Maarif të Turqisë, të cilat janë bartëse të flamurit të vendit tonë në fushën e arsimit jashtë vendit, që nga viti 2018 ofrojnë arsim në Maqedoninë e Veriut dhe shërbejnë si një urë që çon përpara jo vetëm individët, por edhe shoqëritë”, tha ambasadori turk.

Përfaqësuesi i TMV-së për Maqedoninë e Veriut, Osman Demirgül, nga ana e tij, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në iftarin e organizuar nga TMV, i cili sipas tij nisi tetë vjet më parë me synimin për të edukuar njerëz për të mirën e botës dhe sot ka evoluar në një organizatë globale arsimore që zhvillon aktivitete arsimore në 64 vende të botës.

Eksploro
Kurti pritet nga sekretarja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia ta pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën
Ministri Hoxha takon ambasadorin e Azerbajxhanit, riafirmohet forcimi i lidhjeve dypalëshe
Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun
Kryediplomati i RMV-së, Mucunski në Uashington thekson partneritetin me ShBA-në dhe integrimin në BE
Kadastra shqiptare: 550 kulla drejt certifikimit të pronësisë
Ambasadori i Türkiyes në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme
Kryediplomati Hoxha në takim me ambasadorin serb në Tiranë: Kosova është shtet i pavarur
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të përballet me Francën në Prishtinë
Kosovë, u.d. presidentja Haxhiu priti në takim ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së
Dita Ndërkombëtare e Romëve: Kryeparlamentari Gashi thekson rolin e komunitetit si pjesë e shoqërisë
Shqipëri, hyn në fuqi skema e re e mbështetjes në bujqësi
Osmani: Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim për kandidaturën time
Maqedonia e Veriut dhe ShBA-ja zhvillojnë sesionin e dytë të Dialogut Strategjik në Uashington
Dialogu Strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, Misajllovski: Partneriteti në nivel tepër të lartë
Peleshi diskuton me ambasadorin e Azerbajxhanit zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve
Kosovë, gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte
Projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 i kalon për miratim Kuvendit të Kosovës