LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Krahu i armatosur i grupit, Brigadat al-Kassam, njoftuan përmes një deklarate në Telegram se trupat do të dorëzohen në orën 16:00 me kohën lokale (14:00 GMT).
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
30 Tetor 2025

Grupi palestinez Hamas tha të enjten se do t'i dorëzojë mbrëmjen e sotme trupat e dy pengjeve izraelite, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.

Krahu i armatosur i grupit, Brigadat al-Kassam, njoftuan përmes një deklarate në Telegram se trupat do të dorëzohen në orën 16:00 me kohën lokale (14:00 GMT).

Më herët, transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se po bëheshin përgatitjet për pranimin e dy trupave nga Hamasi gjatë orëve në vijim.

Dorëzimi i planifikuar vjen dy ditë pasi Izraeli vrau më shumë se 100 palestinezë në sulme ajrore të përgjakshme në të gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit.

Tel Avivi pretendoi se sulmet ishin një përgjigje ndaj një sulmi me armë në Rafah, ku mbeti i vrarë një ushtar izraelit. Hamasi e mohoi përfshirjen në sulm dhe përsëriti përkushtimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Deri më tani, Hamasi ka liruar 20 pengje izraelite të gjalla dhe ka dorëzuar trupat e 17 prej 28 pengjeve – shumica prej tyre izraelitë – në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit. Megjithatë, Tel Avivi ka pretenduar se një nga trupat e dorëzuara nuk i përkiste asnjërit prej pengjeve të tij.

Armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor, sipas planit 20-pikësh të presidentit amerikan Joe Biden*.

Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të afërsisht 2.000 të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa praninë e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 68.500 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170.600 të tjerë në sulmet ndaj Gazës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e armëpushimit
Ish-ambasadori i BE-së në Palestinë: Brukseli ta mbajë gjallë agjendën e sanksioneve kundër Izraelit
ShBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë
Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban