Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
- Pas mbylljes së kutive të votimit, komisionerët zgjedhor nëpër qendra do të nisin numërimin e votave, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen nga KQZ-ja gjatë mbrëmjes
Me mbylljen e të gjitha qendrave të votimit në 18 komunat e Kosovës, ka përfunduar procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i votimit është zhvilluar përgjithësisht i qetë dhe pa incidente serioze që do të ndikonin në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Qytetarët me të drejtë vote, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 te mbrëmjes, kanë pasur mundësinë të zgjedhin kryetarët e 18 komunave për mandatet e ardhshme katërvjeçare.
Pas mbylljes së kutive të votimit, komisionerët zgjedhor nëpër qendra do të nisin numërimin e votave, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen nga KQZ-ja gjatë mbrëmjes.
Zgjedhjet e sotme janë ndjekur edhe nga vëzhgues të shumtë vendor dhe ndërkombëtar, të cilët kanë monitoruar procesin në komunat ku u zhvillua raundi i dytë zgjedhor.