Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad

Përfaqësuesit kuqezi do të garojnë në 6 disiplina sportive: xhudo, karate, mundje, peshëngritje, pingpong dhe taekwondo.

By
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad

Shqipëria do të marrë pjesë me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islamik “Riyadh 2025”, që do të zhvillohen nga 7 deri më 21 nëntor në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Përfaqësuesit kuqezi do të garojnë në 6 disiplina sportive: xhudo, karate, mundje, peshëngritje, pingpong dhe taekwondo.

Në sportin e xhudos vendin tonë do ta përfaqësojë Erisa Brahimaj, ndërsa në karate do të garojnë Orges Arifi dhe Melos Gashi. Në mundje do të marrin pjesë kampionët Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Në peshëngritje do të na përfaqësojnë Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha, ndërsa në pingpong do të konkurrojë Kejdi Kalaja. Sportisti Ernest Merdanaj do të jetë pjesë e garave në taekwondo.

Lojërat e Solidaritetit Islam mbahen çdo katër vjet dhe synojnë të promovojnë bashkëpunimin dhe garën sportive midis vendeve pjesëmarrëse.