| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Arabia Saudite rrëzon tre dronë mbi Riad dhe Provincën Lindore
Një dron u rrëzua mbi Riad dhe dy të tjerë mbi Provincën Lindore, tha ministria, duke mos dhënë detaje shtesë mbi viktimat ose vendndodhjet e sakta.
Arabia Saudite rrëzon tre dronë mbi Riad dhe Provincën Lindore
Arabia Saudite rrëzon tre dronë mbi Riad dhe Provincën Lindore / AA
15 orë më parë

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha sot se tre dronë u interceptuan dhe u shkatërruan mbi Riad dhe Provincën Lindore, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në platformën mediave sociale X.

Një dron u rrëzua mbi Riad dhe dy të tjerë mbi Provincën Lindore, tha ministria, duke mos dhënë detaje shtesë mbi viktimat ose vendndodhjet e sakta.

Ministria shtoi se gjithsej 14 predha janë kapur që nga mëngjesi i sotëm.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të rritet që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë mbi 1.340 njerëz deri më tani, përfshirë ish-Liderin Suprem Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë