Sot shënohen dhjetë vjet nga përmbytjet tragjike që e goditën rajonin e Shkupit më 6 gusht të vitit 2016, një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e fundit të Maqedonisë së Veriut.
Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e fuqishme shkaktuan vërshime të mëdha, veçanërisht në zonat Hasanbeg, Stajkovc, Smilkovc dhe Haraçinë, duke lënë pas viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Përmbytjet e 6 gushtit 2016 morën jetën e 22 personave, ndërsa qindra familje u përballën me dëme në shtëpi, automjete dhe prona. Lagjja Hasanbeg ishte ndër zonat më të prekura, ku banorët për muaj me radhë u përballën me pasojat e vërshimeve.
Moti i keq dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rrëzimin e pemëve, ndërsa shtëpitë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth një mijë qytetarë u evakuuan gjatë mbrëmjes së 6 gushtit.
Gjatë 24 orëve të 6 gushtit, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi për metër katror.
Në ndihmë të banorëve të rajoneve të përmbytura erdhën edhe vendet fqinje si dhe Türkiye.
Institucione të ndryshme të Republikës e Türkiyes ofruan donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet.
Qeveria e atëhershme e Maqedonisë, në seancë urgjente e shpalli 8 gushtin ditë zie.




















