| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Kupa e Botës 2026: Messi udhëheq Argjentinën në fitoren ndaj Algjerisë me "hat-trick"
Superylli argjentinas barazoi rekordin e Miroslav Kloses për numrin më të madh të golave në Kupat e Botës me një paraqitje brilante në ndeshjen hapëse.
Kupa e Botës 2026: Messi udhëheq Argjentinën në fitoren ndaj Algjerisë me "hat-trick"
Kupa e Botës 2026: Messi udhëheq Argjentinën në fitoren ndaj Algjerisë me "hat-trick"

Argjentina mposhti Algjerinë në ndeshjen e Grupit J të Kupës së Botës FIFA 2026 në stadiumin "Kansas City" në ShBA.

Dhjetë minutat e para të ndeshjes sollën gola të anuluar për të dyja skuadrat për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pas një periudhe pa fat, super ylli argjentinas Lionel Messi depërtoi me topin deri në rreth 25 jardë nga porta dhe goditi drejt saj, duke kaluar kampionët aktualë të botës në epërsi në minutën e 17-të. Messi shënoi në paraqitjen e tij të 200-të me Argjentinën dhe në Kupën e tij të gjashtë të Botës, me golin e 118-të për kombëtaren e vendit të tij.

Në minutën e 60-të, Messi u bë lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës, në moshën 38 vjeç e 357 ditë, duke dyfishuar epërsinë e Argjentinës ndaj Algjerisë.

Por, ai nuk u ndal me kaq. Duke realizuar një "hat-trick", Messi shënoi nga pak jashtë zonës në minutën e 76-të. Ky gol e bëri atë gjithashtu lojtarin më të vjetër që ka shënuar ndonjëherë "hat-trick" në një Kupë Bote. Goli e barazoi atë me gjermanin Miroslav Klose me 16 gola, numri më i madh i golave të shënuar në Kupat e Botës.

Si rezultat i kësaj ndeshjeje, Argjentina u ngjit në krye të Grupit J ndërsa Algjeria ra në fund të renditjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë