Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyes (MIT) ka bërë të ditur se 10 të dyshuar të DEASh-it janë kapur në Siri në një operacion të përbashkët me inteligjencën siriane.
Sipas burimeve të sigurisë, ndër të dyshuarit e kapur është edhe një person i lidhur me sulmin e vitit 2015 në stacionin e trenit në Ankara.
TË REKOMANDUARA
Detaje të mëtejshme mbi operacionin nuk ishin menjëherë të disponueshme.
Sulmi me bombë në stacionin e trenit në Ankara në vitin 2015 vrau më shumë se 100 persona.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



























