| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Sllovenia heziton t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën, të mbështetur nga ShBA-ja
Kryeministri Golob përmend shqetësime për rendin e bazuar në OKB, por lë të hapur mundësinë për një rol më të ngushtë në Gazë.
Sllovenia heziton t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën, të mbështetur nga ShBA-ja
Sllovenia heziton t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën, të mbështetur nga ShBA-ja / Reuters
22 Janar 2026

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, deklaroi të mërkurën se Sllovenia nuk do t’i bashkohet për momentin Bordit të Paqes të mbështetur nga ShBA-ja dhe të fokusuar në Gazë, duke theksuar shqetësimet se mandati i gjatë i kësaj nisme mund të minojë sistemin ndërkombëtar të mbështetur në Kombet e Bashkuara.

Duke folur në një konferencë për media, Golob tha se rendi i përqendruar te OKB-ja ka mbrojtur interesat kombëtare të Sllovenisë dhe ka ndihmuar në sigurimin e dekadave të paqes në Evropë, duke theksuar se Lubjana mbetet e përkushtuar ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe kornizave multilaterale.

Ai tha se Sllovenia mund ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse mandati i bordit ngushtohet posaçërisht në rindërtimin pas luftës në Gazë, dhe potencialisht edhe në Bregun Perëndimor.

Golob gjithashtu njoftoi se nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e kartës themeluese të bordit në Davos, duke zgjedhur në vend të kësaj të udhëtojë në Bruksel për konsultime me udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Këto bisedime, tha ai, synojnë të formësojnë një qëndrim të përbashkët të BE-së ndaj nismave të fundit të lidhura me Grenlandën.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Bordi i Paqes është pjesë e një plani më të gjerë me 20 pika për Gazën, i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në nëntor 2025, sipas Rezolutës 2803.

ShBA-ja pritet të shpallë listën zyrtare të anëtarëve në ditët në vijim. Disa vende kanë bërë të ditur se së fundmi kanë marrë ftesa për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, përfshirë Türkiyen, Argjentinën, Bjellorusinë, Kanadanë, Australinë, Egjiptin, Hungarinë, Pakistanin, Jordaninë, Izraelin, Indinë dhe Rusinë.

Të premten e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes njëkohësisht me miratimin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, një nga katër organet e përcaktuara për të menaxhuar fazën tranzitore të enklavës.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të armëpushimit, i cili ndali luftën e Izraelit në Gazë, luftë që ka vrarë më shumë se 71.000 persona dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023. Nisma është pjesë e planit me 20 pika të propozuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në nëntor të vitit të kaluar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok