| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Rritet në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Në 48 orët e fundit në spitale mbërritën trupat e 5 palestinezëve të nxjerrë nga nën rrënojat si dhe 13 të plagosur nga sulmet izraelite.
Rritet në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Rritet në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza / AA
12 orë më parë

Është rritur në 70.117 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 48 orët e fundit në spitale mbërritën trupat e 5 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat si dhe 13 të plagosur nga sulmet izraelite.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 360 persona, janë plagosur 922 të tjerë, ndërsa 617 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.117, ndërsa numri i të plagosurve në 170.999.

- Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjate negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri në zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë