LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Në një postim në llogarinë e tij X me bazë në ShBA, Ben-Gvir kërcënoi se qeveria nuk ka të drejtë të ekzistojë nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të heqë dorë nga "qëllimi për ta eliminuar Hamasin".
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
29 Tetor 2025

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se ata do të rrëzojnë qeverinë nëse nuk vazhdojnë sulmet që ata kryejnë në Rripin e Gazës, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin.

Në një postim në llogarinë e tij X me bazë në ShBA, Ben-Gvir kërcënoi se qeveria nuk ka të drejtë të ekzistojë nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të heqë dorë nga "qëllimi për ta eliminuar Hamasin".

"I kujtoj kryeministrit angazhimin e tij për t'i realizuar të gjitha objektivat e luftës. Nëse ai vendos ta braktisë qëllimin e eliminimit të Hamasit dhe vazhdon politikën e tij (para 7 tetorit), duke ruajtur Hamasin në praktikë dhe kënaqet vetëm me të ashtuquajturën fitore dhe eliminimin në fjalë, qeveria nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë", tha Ben-Gvir.

Edhe dje, ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir bëri thirrje të ngjashme për fillimin e sulmeve ndaj Gazës.

Izraeli, duke pretenduar se Hamasi ka shkelur armëpushimin, nisi sulme të dhunshme në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës duke filluar nga mbrëmja e së martës. Këto sulme rezultuan në vrasjen e 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijëve dhe plagosjen e 253 të tjerëve.

Pas sulmeve të ashpra të nisura që nga dje, ushtria izraelite njoftoi fillimin për zbatimin sërish të armëpushimit në Rripin e Gazës.

Sipas lajmeve në mediat izraelite, armëpushimi filloi në orën 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryeministri izraelit dhe këshilltari i Trumpit diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për armëpushimin
Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e armëpushimit
Ish-ambasadori i BE-së në Palestinë: Brukseli ta mbajë gjallë agjendën e sanksioneve kundër Izraelit
ShBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë
Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza