| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
"Nën udhëheqjen e presidentit tonë, zemra e 86 milionë qytetarëve tanë është gjithmonë këtu, së bashku me ju. Mos e harroni kurrë këtë", tha ai në një takim me banorët e fshatit Koliçan i Poshtëm.
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut / AA

Nënkryetari i AK Partisë dhe kryetari për Marrëdhëniet me Shtetet Turke, prof. dr. Kursad Zorlu, duke theksuar se emocionohen sa herë që dëgjojnë një lajm nga Maqedonia e Veriut, tha: "Nën udhëheqjen e presidentit tonë, zemra e 86 milionë qytetarëve tanë është gjithmonë këtu, së bashku me ju. Mos e harroni kurrë këtë".

Zorlu nisi vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut me një takim në Ambasadën e Türkiyes në Shkup. Pas takimit me ambasadorin Fatih Ulusoy, Zorlu u takua edhe me rektorët e universiteteve në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Turke (TDP) në vend, Zulfikar Zeynula.

Valë dashurie për presidentin Erdoğan në Ballkan

Në kuadër të takimeve të tij në Maqedoninë e Veriut, Zorlu vizitoi edhe fshatin Koliçan i Poshtëm, që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Shkup, ku u takua me bashkatdhetarët.

Në fjalimin e tij këtu, Zorlu tha se përjetoi momente emocionuese për shkak të pritjes së ngrohtë nga banorët.

Ai tha se solli përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. "Shpresojmë që në periudhën e ardhshme marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut do të forcohen edhe më shumë ndërsa bashkëpunimi ynë do të bëhet edhe më i qëndrueshëm", u shpreh Zorlu.

Sipas tij, elementi më i rëndësishëm që lidh Türkiyen dhe Maqedoninë e Veriut është dashuria e qytetarëve dhe ndjenja e përkatësisë ndaj të dy vendeve.

"Dua që të jeni të sigurt për një gjë: sa shumë e doni ju Türkiyen këtu, sa emocionoheni kur ndiqni një kanal nga Türkiye apo kur dëgjoni një fjalë turke, po aq emocionohemi, prekemi dhe shpresojmë edhe ne kur dëgjojmë diçka nga Evlad-i Fatihan, nga Maqedonia, nga fshati Koliçan. Shpresojmë që vëllazërinë tonë ta ndërtojmë së bashku me këto ndjenja, ta forcojmë dhe që e ardhmja e këtyre fëmijëve tanë të bartë përpara edhe unitetin tonë. Nën udhëheqjen e presidentit tonë, zemra e 86 milionë qytetarëve tanë është gjithmonë këtu, së bashku me ju. Mos e harroni kurrë këtë", tha ai.

Gjatë fjalimit të Zorlut, tërhoqi vëmendjen interesimi i madh dhe brohoritjet e qytetarëve në mbështetje të Türkiyes dhe presidentit Erdoğan.

​​​​​​​Gjatë takimeve Zorlun e shoqëruan kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Türkiye-Maqedoni e Veriut dhe deputeti i AK Partisë nga Bursa, Ahmet Kiliç, anëtarët e Këshillit Qendror të Vendimmarrjes dhe Menaxhimit (MKYK) të AK Partisë, Ahmet Bilal Kiymaz dhe Mehmet Ali Kurt si dhe nënkryetari për Marrëdhëniet me Shtetet Turke në AK Parti, Temel Akyurek.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë