Erdoğan: Përpjekjet e Izraelit për ta destabilizuar rajonin po rriten

Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes njoftoi se Erdoğan dhe Al-Sabah në bisedën telefonike diskutuan çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.

By
Erdoğan: Përpjekjet e Izraelit për ta destabilizuar rajonin po rriten / TRT Balkan

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me princin e Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah, ka theksuar se përpjekjet e Izraelit për ta destabilizuar rajonin po rriten, duke përmendur si shembull vendimin e Tel Avitit për ta njohur Somalilandin e shkëputur.

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se Erdoğan dhe Al-Sabah në bisedën telefonike diskutuan çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.

Sipas njoftimit, Erdoğan tha se integriteti territorial i Somalisë duhet të mbështetet.

Presidenti turk po ashtu tha se po punojnë për të forcuar lidhjet dypalëshe Türkiye-Kuvajt në të gjitha fushat, duke shtuar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të rritet.

Duke shprehur shpresën se rindërtimi i Gazës do të fillojë sapo të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm dhe paqja, Erdoğan tha se bashkëpunimi midis Türkiyes dhe Kuvajtit do të jetë i rëndësishëm në këtë proces.