| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për t’u dhënë mundësi bisedimeve për paqe
Presidenti amerikan thotë se sulmet u anuluan për të arritur “me shpejtësi një marrëveshje” dhe sinjalizon se edhe Izraeli është angazhuar për këtë. Marrëveshja do ta përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor.
Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për t’u dhënë mundësi bisedimeve për paqe
Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për t’u dhënë mundësi bisedimeve për paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se anuloi një sulm ushtarak të planifikuar kundër Iranit, pasi Teherani dhe “vende të tjera të Lindjes së Mesme” kërkuan kohë për ta finalizuar kornizën e një marrëveshjeje paqeje. Ai tha se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se palët kishin rënë dakord për “parametrat” e një marrëveshjeje të mundshme. Sipas tij, ajo do të përfshinte rihapjen “e menjëhershme, të plotë dhe tërësore” të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

Trump tha se pranoi ta anulonte sulmin “për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, po ashtu, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë”, duke shtuar se vendimi varet nga aftësia e palëve për të arritur “me shpejtësi një MARRËVESHJE”.

“ShBA-ja është plotësisht e përgatitur dhe e gatshme të veprojë kundër Republikës Islamike të Iranit, me nivele terrori ushtarak, force dhe fuqie të papara që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi Trump.

Ai tha se edhe Izraeli kishte rënë dakord të përmbahej nga sulmet.

“Të gjithë t’i përvishen punës dhe TA PËRFUNDOJNË”, deklaroi Trump.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Irani: Deklarata e përbashkët me Omanin për korridorin e lundrimit në Hormuz drejt finalizimit
Bisedimet Liban–Izrael në Romë përqendrohen te çështjet kufitare dhe marrëveshjet e sigurisë
Rubio: Bisedimet ShBA–Iran për Hormuzin përparojnë, marrëveshja mund të arrihet “shumë shpejt”
Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas krizës së migracionit të Ceutas
Ambasada e ShBA-së në Jordani u kërkon qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin nga Lindja e Mesme
Afro 69.500 migrantë kthehen në Marok pas kalimit masiv drejt Ceutës
Udhëheqësit evropianë kërkojnë bisedime urgjente për krizën migratore në Ceuta
NATO-ja synon ta zgjerojë parandalimin bërthamor në Evropë mes kërcënimeve nga Rusia
Nuk është në rregull: Fushata elektorale izraelite shkakton reagime në Administratën e Qipros Greke
Trump takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të rëndësishme
Zelenskyy vlerëson takimin “e mirë” me Trumpin, kërkon mbështetje më të madhe për mbrojtjen ajrore
Lituania zbulon përpjekjet për kontrabandimin e emigrantëve përmes tuneleve nga Bjellorusia
Shefi i OKB-së rikonfirmon angazhimin për gjetjen e një zgjidhjeje për Qipron
Trump: Ka gjasa për marrëveshje me Iranin, paralajmëron rifillimin e sulmeve nëse bisedimet ngecin
Rumania shpall “person non grata” punonjësin e Ambasadës Ruse për shkelje të hapësirës ajrore
Sërish sulme izraelite ndaj Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar nga ShBA-ja
Lituania planifikon sanksione të reja ndaj shtetasve rusë dhe bjellorusë
Avioni rumun F-16 rrëzon një dron që e shkeli hapësirën ajrore
Marina ukrainase certifikohet nga NATO-ja për udhëheqjen e forcave kundër minave
ShBA-ja rrit tarifat doganore ndaj 60 vendeve