| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dënon sulmin me dron të Huthive që e synoi Mekën
Ministria e Jashtme turke rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Arabisë Saudite; bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që kërcënojnë stabilitetin rajonal.
Türkiye dënon sulmin me dron të Huthive që e synoi Mekën
Türkiye dënon sulmin me dron të Huthive që e synoi Mekën

Türkiye dënoi fuqishëm të mërkurën një sulm me dron të Huthive që kishte në shënjestër qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, duke e rikonfirmuar mbështetjen për sigurinë e Mbretërisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin me dron të Huthive që kishte në shënjestër qytetin e shenjtë të Mekës”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Jemeni është përfshirë nga lufta që prej vitit 2014, kur Huthit morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa provincave, duke nxitur ndërhyrjen e një koalicioni arab të udhëhequr nga Arabia Saudite në vitin 2015, në mbështetje të qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht.

Grupi rebel është përfshirë në luftime të reja me forcat qeveritare që nga korriku, kur shpalli një bllokadë detare ndaj Riadit, ndërsa së fundmi ka pretenduar përparime përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab al-Mandeb. Huthit kanë shënjestruar gjithashtu infrastrukturën e naftës të Arabisë Saudite.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha herët të mërkurën se mbrojtja ajrore saudite kishte kapur dhe shkatërruar një dron të lëshuar nga grupi Huthi i Jemenit në jug të Mekës, përpara se ai të hynte në hapësirën ajrore të kufizuar të qytetit të shenjtë.

Türkiye, sipas ministrisë, rikonfirmon “mbështetjen për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Arabisë Saudite” dhe theksoi “solidaritetin me Arabinë Saudite”.

“Përsërisim thirrjen tonë që këto sulme, të cilat kërcënojnë gjithashtu stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të ndalen menjëherë dhe të shmanget çdo veprim që synon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, thuhet në deklaratë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye nis një etapë të re në aviacionin ushtarak vendas me Hurkus-II
Türkiye dërgon 2.000 tonë miell për refugjatët palestinezë dhe familjet e zhvendosura në Liban
Türkiye dhe Irani diskutojnë luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë ndërkufitare
Kreu i inteligjencës turke në Afganistan për bisedime rreth sigurisë dhe bashkëpunim në inteligjencë
Ministri i Jashtëm turk: ​​Türkiye dhe Azerbajxhani janë "dy ishuj stabiliteti" në rajon
Ministri i Jashtëm turk: ​​Izraeli përbën kërcënimin më të madh potencial për stabilitetin e Sirisë
Droni luftarak turk Akıncı godet objektivin ajror me raketën vendase Sungur
Kryediplomati turk bën thirrje për rikthim të "status quo"-së së paraluftës në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Azerbajxhanit pret kryediplomatin turk, Hakan Fidan
Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Azerbajxhanin për bisedime të nivelit të lartë
Erdoğan: Marrëveshja e Mbrojtjes e Mekës i dërgon mesazh botës islame
Türkiye do ta testojë anijen e parë kozmike hënore vendase përpara misionit të vitit 2027
Kryediplomati turk: Vizita e Erdoğan në Damask në agjendën e takimeve në Siri
Türkiye hedh poshtë deklaratat e zyrtarëve grekë për Anadollin, bën thirrje për “maturi”
Erdoğan: Türkiye i vetmi vend me përmirësim të ndjeshëm prej 50 për qind në tri fushat e testit PISA
Türkiye teston me sukses raketën e mbrojtjes ajrore nga sistemi mobil
Türkiye ndër destinacionet më të njohura jashtë BE-së për udhëtarët evropianë në vitin 2024
Kryediplomati turk zhvillon takim trepalësh në Damask me ministrat e Jashtëm e të Brendshëm sirianë
Ministri i Jashtëm turk dhe homologu saudit diskutojnë zhvillimet e fundit në rajon
Droni luftarak turk "Akinci" godet objektivin me raketë balistike supersonike