| albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Opozita në Izrael bën thirrje për "armëpushim në Gaza" pas armëpushimit Izrael-Iran
Lideri kryesor i opozitës, Yair Lapid tha: "Tani është radha e Gazës. Është koha për të përfunduar gjërat edhe këtu, për të sjellë të burgosurit (izraelitë), për t'i dhënë fund luftës".
Opozita në Izrael bën thirrje për "armëpushim në Gaza" pas armëpushimit Izrael-Iran
Israel Politics Opposition
24 Qershor 2025

Pas armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, të shpallur nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe të miratuar nga Tel Avivi, kanë ardhur edhe "thirrjet për armëpushim në Gaza".

Yair Lapid, kreu i partisë kryesore opozitare "E ardhmja është këtu" (Yesh Atid), në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit të shpallur nga Trump tha: "Tani është radha e Gazës. Është koha për të përfunduar gjërat edhe këtu, për të sjellë të burgosurit (izraelitë), për t'i dhënë fund luftës. Izraeli duhet të fillojë rindërtimin".

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë në platformën e familjeve të të burgosurve izraelitë në Rripin e Gazës, u theksua se armëpushimi i shpallur nga Trump midis Izraelit dhe Iranit "duhet të përfshijë edhe Gazën".

"Kushdo që mund të bëjë një armëpushim me Iranin mund ta ndalë edhe luftën në Gaza. Pasi humbi gjumin për 12 netë për shkak të Iranit, populli izraelit do të fillojë përsëri të mbetet pa gjumë për të burgosurit në Gaza", thuhet në deklaratë.

Duke theksuar se sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë "mbaruar", familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza kanë deklaruar se sulmet ndaj Gazës, të cilat kanë vazhduar për 627 ditë, tani duhet të marrin fund.

Lidhur me armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, të cilin e shpalli natën, Trump tha në mediat sociale në mëngjes: "Armëpushimi është në fuqi, ju lutem mos e shkelni atë".

Një katastrofë e madhe humanitare po përjetohet në Gaza, ku ushtria izraelite ka sulmuar që nga 7 tetori 2023, si pasojë e bombardimeve intensive, urisë, zhvendosjes së detyruar dhe shkatërrimit të infrastrukturës.

Ndërsa Izraeli është në gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuzat për "gjenocid" për sulmet e tij në Gaza, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yaov Gallant me akuzat për "krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din Qassam, mban rreth 50 të burgosur në Gaza, 20 prej të cilëve mendohet të jenë të vdekur, sipas vlerësimeve izraelite. 

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Reshjet e dendura në Khan Younis të Gazës përmbysin tendat e civilëve të zhvendosur
OKB-ja: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara
Zyrtari i OKB-së dënon sulmet e "neveritshme" nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve
Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli
Hamas dorëzon trupin e një pengu tjetër izraelit në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
OKB-ja “dënon fuqishëm” sulmin e kolonëve të paligjshëm izraelitë në xhaminë e Bregut Perëndimor
Nxënësit në Gaza festojnë rezultatet e provimit të maturës mes rrënojave
Rubio: Po bëhet "progres i mirë" në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza
Numër i kufizuar kamionësh me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit
UNICEF-i: Në ditën e parë të fushatës në Gaza u vaksinuan 2.400 fëmijë
Çifti i moshuar nga Gaza, që humbi 5 fëmijë, kujdeset për 36 nipër e mbesa
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë dënimin me vdekje për palestinezët e burgosur
Liderët e MB-së dhe EBA-së diskutojnë për Sudanin dhe Gazën gjatë një bisede telefonike
Autoritetet e Gazës morën eshtrat e 15 palestinezëve të tjerë nga Izraeli
Grupi i të drejtave të njeriut: Mesatarisht 8 palestinezë vriten çdo ditë në Gaza