Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojëra Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku në finale e mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, në kategorinë e femrave deri në 60 kilogramë.
Boksierja ruse që përfaqëson Serbinë u tërhoq pas lëndimit në raundin e dytë të meçit.
TË REKOMANDUARA
Kjo ishte fitorja e tretë e Sadikut për të arritur tek titulli më i lartë i kategorisë së saj.
Sadiku mundi në gjysmëfinale greken Sofia Legaki, ndërsa në ndeshjen e parë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















