| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Gërvalla: Kosova vlerëson fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar takim dypalësh me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari.
Gërvalla: Kosova vlerëson fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut
Gërvalla: Kosova vlerëson fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se Kosova i konsideron marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut pjesë të rëndësishme të angazhimit të saj rajonal dhe është e përkushtuar që ato t’i shndërrojë në bashkëpunim konkret. 

Pas një takimi dypalësh me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, Gërvalla-Schwarz tha se në fokus të bisedimeve ishte forcimi i lidhjeve ndërmjet institucioneve të drejtësisë, shkëmbimi i ekspertizës dhe praktikave më të mira, si dhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e edukimit juridik dhe trajnimit profesional.

“Drejtësia nuk njeh kufij. Lidhjet më të forta institucionale, ekspertiza e përbashkët dhe bashkëpunimi më i ngushtë janë thelbësore për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe avancimin e standardeve evropiane në rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në një postim në rrjetin social amerikan X.

Takimi erdhi ndërsa dy ministrat sot morën pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Budva të Malit të Zi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë