Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja i dha inteligjencë Meksikës në operacionin që vrau “El Mencho”
“Në këtë operacion, tre anëtarë të tjerë të kartelit u vranë, tre u plagosën dhe dy u arrestuan”, tha zëdhënësja Karoline Leavitt.
ShBA-ja ofroi mbështetje me inteligjencë për qeverinë meksikane në një operacion të madh që çoi në vdekjen e kreut të Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), konfirmoi të dielën White House.
“Shtetet e Bashkuara ofruan mbështetje me inteligjencë për qeverinë meksikane për të ndihmuar në një operacion në Tapalpa, Jalisco, Meksikë, gjatë të cilit Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes, një baron famëkeq i drogës dhe drejtues i Kartelit Jalisco New Generation, u eliminua”, tha zëdhënësja Karoline Leavitt në platformën X të kompanisë amerikane të mediave sociale.
Leavitt tha se ‘El Mencho’ ishte një “objektiv kryesor” si për Meksikën ashtu edhe për ShBA-në, si një nga trafikantët kryesorë të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara.
Ajo theksoi se presidenti Donald Trump e shpalli CJNG-në organizatë terroriste të huaj vitin e kaluar.
“Në këtë operacion, tre anëtarë të tjerë të kartelit u vranë, tre u plagosën dhe dy u arrestuan”, shtoi ajo.