Erdoğan: Türkiye po punon për paqen rajonale mes pasigurisë në rritje, nuk e braktis dot Ballkanin

Erdoğan theksoi angazhimin rajonal dhe përpjekjet turke për ta promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, krahas nismave më të gjera diplomatike.

By
Erdoğan: Türkiye po punon për paqen rajonale mes pasigurisë në rritje, nuk e braktis dot Ballkanin / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Türkiye po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajonin e saj dhe më gjerë, “në një kohë të rritjes së pasigurisë globale”, si dhe ka theksuar se Ankaraja “nuk e lë kurrë pas dore Ballkanin”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin Vuçiq në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoğan theksoi angazhimin rajonal dhe përpjekjet turke për ta promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, krahas nismave më të gjera diplomatike.

“Në një kohë të rritjes së pasigurisë globale, Türkiye po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajonin tonë dhe më gjerë dhe ne nuk e lëmë kurrë pas dore Ballkanin”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

“Vëllimi i përgjithshëm tregtar i Türkiyes me Serbinë arriti në 3.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, derisa ne po ecim hap pas hapi drejt objektivit tonë prej 5 miliardë dollarësh”, tha Erdoğan.

Presidenti turk përmendi edhe zgjerimin e investimeve turke në Serbi.

“Nëse në vitin 2015 në Serbi operonin rreth 100 kompani me kapital turk, sot ky numër ka tejkaluar 1.500 dhe shuma totale e investimeve ka arritur në 300 milionë dollarë”, theksoi ai.

Ai gjithashtu theksoi forcimin e lidhjeve turistike midis dy kombeve.

“Sot, Turqia është destinacioni i dytë turistik për turistët serbë”, tha Erdogan, duke shtuar se qytetarët turq renditen të parët ndër vizitorët në Serbi.

Presidenti turk gjithashtu tha se do të vizitojë Serbinë, përkatësisht Beogradin dhe Novi Pazarin, në maj ose qershor të këtij viti.