| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Zonja e parë turke thekson lidhjet e rrënjosura thellë Türkiye - Kore e Jugut
"Ngrohtësia dhe sinqeriteti me të cilat u pritëm në Korenë e Jugut janë shprehja më e bukur e vëllazërisë së rrënjosur thellë midis dy kombeve tona", tha Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan.
Zonja e parë turke thekson lidhjet e rrënjosura thellë Türkiye - Kore e Jugut
Zonja e parë turke thekson lidhjet e rrënjosura thellë Türkiye - Kore e Jugut / َAA

Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, vlerësoi sot pritjen e ngrohtë që iu bë asaj dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Korenë e Jugut, duke e përshkruar atë si një pasqyrim të vëllazërisë së kahershme midis dy kombeve.

Në një postim në platformën "NSosyal", ajo u shpreh se "Ngrohtësia dhe sinqeriteti me të cilat u pritëm në Korenë e Jugut janë shprehja më e bukur e vëllazërisë së rrënjosur thellë midis dy kombeve tona".

Ajo ndau fotografi nga ceremonia zyrtare e pritjes, e organizuar nga presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, dhe bashkëshortja e tij, Kim Hea Kyung.

Presidenti Erdoğan dhe Zonja e Parë, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministrin e Energjisë Alparslan Bayraktar, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe drejtorin e Komunikimeve Burhanettin Duran, po vizitojnë Seulin nga data 1 deri më 4 nëntor.

Gjatë vizitës, Türkiye dhe Koreja e Jugut nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në financimin e centraleve bërthamore.

Erdoğan e ka identifikuar Korenë e Jugut si partner të mundshëm kyç për centralin e dytë bërthamor që Türkiye planifikon ta ndërtojë në Sinop, në bregdetin e Detit të Zi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë