| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
“Një nga problemet thelbësore me të cilat përballet komuniteti i grave në këtë fushë janë pronat, sepse vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave", tha ministri i Bujqësisë, Armend Muja.
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair/ AA

Gratë fermere nga zonat rurale të Kosovës kanë ekspozuar në një panair produktet nga shitja e të cilave ato jetojnë, me rastin e shënimit të Ditës së Gruas Rurale.

Në panairin e organizuar nga "EcoKosWomen", morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës dhe rreth 50 gra pjesëmarrëse në panair, shqiptare dhe nga komunitetet joshumicë në vend.

Ministri Muja në fjalën e tij tha se këto ditë shërbejnë edhe për përllogaritjen disa nga sfidat e komuniteteit të grave rurale.

“Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, 15 për qind e përfituesve të skemave të ministrisë, janë gra. Por, një nga problemet thelbësore me të cilat përballet komuniteti i grave në këtë fushë janë pronat, sepse vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave dhe kjo është barriera e parë strukturore të cilën dëshirojmë ta tejkalojmë”, theksoi Muja.

Në tendën e ngritur në sheshin kryesor të Prishtinës, gratë po ekspozojnë dhe shesin turshi, ajvar, nënprodukte të qumështit, mjaltë, çajra natyrale, e të tjera.

Dita e grave rurale shërben si një kujtesë për të njohur rolin që ato luajnë në modelimin e peizazhit bujqësor. Është një mundësi për të festuar arritjet e tyre dhe për të ngritur ndërgjegjen për sfidat që hasin dhe për të promovuar barazinë gjinore në sektorin bujqësor.


Eksploro
Rama: Do të mbulojmë 50 për qind të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Rasti Iva Mihajllova: Ministria e Jashtme e RMV-së thirri në takim përfaqësuesin e ambasadës bullgar
Mbi gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë zbulohen në faza të hershme
Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Fëmijët e Sarajevës lëshojnë balona fluturues në shenjë mbështetjeje për fëmijët palestinezë
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave