| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri i jashtëm Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së
Ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse me qëllim lirinë e popullit të Kosovës.
Ministri i jashtëm Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së
Ministri i jashtëm Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi para objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë se pret një aktgjykim lirues për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Konjufca tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse me qëllim lirinë e popullit të Kosovës.

“Ky verdikt është një aktgjykim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte një qëllim, atë të lirisë për popullin tonë dhe ndalimin e gjenocidit që në atë kohë po kryhej nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë”, tha Konjufca.

Ai tha se kjo nuk është vetëm një bindje e popullit të Kosovës, por se gjatë procesit gjyqësor këtë e kanë dëshmuar edhe figura të njohura ndërkombëtare.

“Prej gjeneralit amerikan të NATO-s Wesley Clark e deri te zëvendëssekretari i Jashtëm amerikan, ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit të Kosovës”, tha Konjufca.

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet aktgjykimi për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët përballen me akuza për "krime lufte" dhe "krime kundër njerëzimit".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kurti takon kreun e PDK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë
Kuvendi i Shqipërisë për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nuk barazohet agresori me viktimën
Në Shkup u organizua ekspozita "Portrete kushtuar gjuhës turke"
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të protestojnë pranë Qeverisë dhe rrugëve të Prishtinës
Vuçiq për aktgjykimin në Hagë: “Hipokrizi e madhe” dhe “standarde të dyfishta” në raport me serbët
Wood: Britania mbështet fuqishëm Kosovën
Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit
Komisionerja e BE-së: Vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohen
Reagime nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Kurti: Aktgjykimi duhet patjetër ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit
Protestë para zyrave të EULEX-it pas vendimit në Hagë
Begaj mbi vendimin e Gjykatës Speciale: Askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në
Gjykata Speciale dënon me burgim katër ish-krerët e UÇK-së
Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Hoxha: Shqipëria krah Evropës përballë dezinformimit dhe kërcënimeve hibride
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në vendin e 14-të në botë për itineraret më të bukura për çiklizëm
Me mbështetjen e Türkiyes, nis ndriçimi i ri i Urës së Gurit në Shkup
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
Fillon Java e Kulturës Turke në Shqipëri