| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
TUMED-i në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari në Tiranë
Pjesë e programit të iftarit ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të TUMED-it, të diplomuar në Türkiye dhe të ftuar të tjerë.
TUMED-i në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari në Tiranë
TUMED-i në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari në Tiranë / AA
2 orë më parë

Shoqata e të Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TUMED) në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizuan program iftari në Tiranë.

Pjesë e programit të iftarit ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të TUMED-it, të diplomuar në Türkiye dhe të ftuar të tjerë.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, tha se vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Türkiyesë dhe Shqipërisë, duke kultivuar sipas tij pemën historike me rrënjë të thella.

"Ramazani është një muaj i bekuar në të cilën forcojmë anën tonë shpirtërore, përforcojmë ndjenjat tona të solidaritetit dhe të ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe forcojmë më tej lidhjet tona", theksoi Haxhiu.

Haxhiu tha ndër të tjera se: "Gjithmonë do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe të drejtëve. Ne e ndiejmë dhimbjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe të moshuarve në Gaza po aq thellë sa ata".

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyesë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, në fjalën e tij u shprehse muaj i Ramazanit ashtu siç është muaji i paqes dhe bereqetit gjithashtu është dhe muaj i sensibilizimit dhe bashkimit të njerëzve me njëri-tjetrin.

"Sofrat e iftarit janë sofra të cilat na bashkojnë me njëri-tjetrin, bashkojnë zemrat tona dhe na bëjnë të jemi më afër me njëri-tjetrin", theksoi ai.

Duke iu drejtuar të diplomuarve në Türkiye, Gerlegiz tha se janë përfaqësuesit më të denjë të cilët krijojnë ura mes dy shteteve dhe sipas tij janë përfaqësuesit e kulturës, historisë dhe miqësisë të dy vendeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë