| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Senatori i pavarur amerikan: Populli i Gazës vuan nga uria për shkak të Izraelit
"Taksat dhe armët tona e mbështesin këtë brutalitet. Populli amerikan nuk dëshiron që dollarët e taksave të tyre të përdoren për t’i lënë fëmijët e uritur në Gaza", tha Bernie Sanders.
Senatori i pavarur amerikan: Populli i Gazës vuan nga uria për shkak të Izraelit
Senatori i pavarur amerikan: Populli i Gazës vuan nga uria për shkak të Izraelit / AP

Senatori i pavarur amerikan Bernie Sanders deklaroi se kufizimet e Izraelit për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza kanë shkaktuar kequshqyerje masive në rajon dhe se dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria.

Në një video të ndarë në llogarinë e tij në mediat sociale, Sanders bëri deklarata lidhur me krizën humanitare në Gaza.

Ai vuri në dukje se Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e asnjë ndihme humanitare në Gaza për afërsisht 11 javë, duke ndaluar plotësisht rrjedhën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve gjatë kësaj periudhe. Sanders tha se ndihma e kufizuar ka hyrë në Gaza si rezultat i presionit ndërkombëtar, por që kjo është e pamjaftueshme.

"Si pasojë e këtyre politikave çnjerëzore, populli i Gazës po përjeton kequshqyerje masive. 

Dhjetëra fëmijë kanë vdekur nga uria", tha Sanders. Ai theksoi se 60 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 140 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i sulmeve izraelite dhe se 60 për qind e këtyre viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ai tha se mbi 90 për qind e banesave në Gaza janë bërë të pabanueshme, qindra shkolla janë bombarduar, sistemi i kujdesit shëndetësor është shembur pothuajse plotësisht dhe nuk ka energji elektrike në rajon.

Duke kujtuar se qeveria amerikane i ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake Izraelit në vitet e fundit, Sanders tha: "Me fjalë të tjera, taksat dhe armët tona mbështesin këtë brutalitet. Populli amerikan nuk dëshiron që dollarët e taksave të tij të përdoren për të lënë fëmijët e uritur në Gaza".

Sanders tha se do të "ushtrojë presion" në Senat për të ndaluar menjëherë shitjet e disa armëve për "qeverinë e ekstremit të djathtë dhe raciste të Benjamin Netanyahut" në Izrael.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Trumpi: Lufta me Iranin është “afër përfundimit”
CENTCOM-i: Bllokada detare e ShBA-së “ndalon plotësisht” tregtinë detare të Iranit
Katari: Zgjidhja për krizën e Ngushticës së Hormuzit "duhet të jetë rajonale"
Irani: Rreth 270 miliardë dollarë dëme nga sulmet e ShBA-së dhe Izraelit
Irani ofron ndalimin e pasurimit të uraniumit për pesë vjet, kërkon kompensim nga shtetet arabe
Netanyahu: Evropa ka shumë për të mësuar nga Izraeli për të mirën dhe të keqen
Libani shpreson që takimi në Uashington të çojë në armëpushim me Izraelin
Kryeministrja italiane: “Të papranueshme” deklaratat e Presidentit Trump për Papa Leonin XIV
Sekretari amerikan i energjisë: Çmimet e naftës mund të arrijnë kulmin në javët e ardhshme
Fatura e karburanteve fosile në BE rritet me 26 miliardë dollarë nga lufta në Iran
Kancelari Merz: Gjermania përgatitet për dhimbje të zgjatura ekonomike nga lufta me Iranin
Spanja kërkon fundin e konflikteve në Lindjen e Mesme e Ukrainë, dhe një rol më të madh për Kinën
Opozita e Magyarit fiton zgjedhjet parlamentare në Hungari
Trump urdhëron bllokadë detare në Ngushticën e Hormuzit
Hungaria mban zgjedhjet parlamentare
Zëvendëspresidenti i Iranit zotohet të mbrojë të drejtat nga Hormuzi te kompensimet
Delegacionet Iran-ShBA largohen nga Islamabadi pas dështimit të negociatave
Ende pa marrëveshje: Zv/presidenti i ShBA-së thotë se Irani zgjodhi të “mos pranojë kushtet tona”
Bisedimet Iran–ShBA përfundojnë pa marrëveshje pas 21 orësh negociata
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Iran-ShBA në Pakistan