Nëntë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën sot në sulmet ajrore izraelite që synonin zona të shumta në Libanin jugor, njoftoi Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve.
Ekipet e Mbrojtjes Civile dhe Shoqata Islamike e Skautëve "Risala" nxorën katër trupa dhe shpëtuan tre të plagosur nga rrënojat pasi një sulm ajror goditi kompleksin Al-Khodra në zonën Qadmous, tha agjencia.
Në qytetin Ansariyeh, pesë persona u vranë në një sulm në agim, raportoi agjencia. Një tjetër sulm izraelit goditi një automjet në zonën Saadiyat në Malin Liban.
ShBA-ja, Izraeli dhe Lbani ranë dakord të fillojnë negociatat direkte pas një takimi trepalësh në Departamentin e Shtetit në Uashington, DC, të martën, sipas një deklarate të lëshuar pas seancës.
Bisedimet, angazhimi i parë diplomatik i drejtpërdrejtë midis dy vendeve në më shumë se 30 vjet erdhën ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën ajrore dhe tokësore në Libanin jugor, duke vrarë mbi 2.000 njerëz dhe duke zhvendosur një milion të tjerë. Izraeli filloi të sulmonte Hezbollahun pasi grupi u hakmor ndaj sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fillim të marsit.























