Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se kontingjenti VIII i trupave të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), i dislokuar në Novo Selo të Bullgarisë, në kuadër të misionit të NATO-s Forward Land Forces (FLF), zhvilloi stërvitje të përbashkët me palën italiane, me tema që përfshinë qitje luftarake, mbrojtje të afërt dhe patrullim gjatë natës.
Sipas Ministrisë, përmes trajnimit u konsoliduan aftësitë individuale dhe kolektive, duke rritur gatishmërinë operacionale dhe zbatimin e standardeve të përbashkëta.
“Përmes trajmimit, u konsoliduan aftësitë individuale dhe kolektive, duke rritur gatishmërinë operacionale dhe zbatimin e standardeve të përbashkëta. Bashkëveprimi me personelin italian, dëshmoi vlerën dhe fuqinë e partneritetit me një vend mik dhe aleat në NATO. Së bashku, për ndërveprueshmëri më të lartë dhe përmbushjen me profesionalizëm të misionit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.






















