| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye: NATO neutralizoi në hapësirën ajrore turke një municion balistik të shkrepur nga Irani
“Të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Türkiye: NATO neutralizoi në hapësirën ajrore turke një municion balistik të shkrepur nga Irani
Türkiye: NATO neutralizoi një municion balistik të shkrepur nga Irani në hapësirën ajrore turke / Reuters
7 orë më parë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes tha sot se një municion balistik i lëshuar nga Irani, i cili hyri në hapësirën ajrore turke, është “neutralizuar nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”.

“Të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, theksohet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë.

“Të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen nga afër, duke pasur si përparësi kryesore sigurinë kombëtare”, vijon deklarata.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë