Në Shqipëri opozita vazhdon protestën "Foltore"
Protesta është organizuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.
Në Shqipëri opozita vazhdon protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës.
Protesta është organizuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, me kërkesën për dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës në protestë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i quajti protestuesit "misionarë të pamposhtur të shpëtimit të Shqipërisë".
Duke iu referuar protestës antiqeveritare të mbajtur më 20 shkurt që u shoqërua edhe me tensione, Berisha tha se ishte "dita e triumfit të idealeve demokratike".
Gjithashtu Berisha bëri thirrje për pjesëmarrjen të qytetarëve në protestën antiqeveritare të paralajmëruar nga opozita për më 28 shkurt.
Partitë opozitare gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike".
Sipas opozitës, Balluku duhet "t'i dorëzohet drejtësisë", pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën e pezullimit ndaj saj.
Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar me tensione.
Ndërkohë, partitë opozitare në Shqipëri kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.