Bosnjë e Hercegovina mposht Italinë dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026

Në ekzekutimin e penalltive, Bosnja e Hercegovina ishte më e saktë dhe fitoi me rezultat 4:1.

By
Bosnjë e Hercegovina mposht Italinë dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026 / AA

Përfaqësuesja e futbollit e Bosnjë e Hercegovinës u kualifikua në Kampionatin Botëror pasi në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë mposhti Italinë pas penalltive me rezultat 4:1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1:1.

Moise Kean shënoi për Italinë dhe Haris Tabakovic për Bosnë e Hercegovinën gjatë 90 minutave të rregulta.

Deri në fund të kohës së rregullt por edhe në vazhdime nuk pati gola.

Në ekzekutimin e penalltive, Bosnja e Hercegovina ishte më e saktë dhe fitoi me rezultat 4:1, duke siguruar kështu kualifikimin e dytë në Kampionatin Botëror.

Bosnjë e Hercegovina në Botëror do të luajë në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.