Kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, mbërriti sot në kryeqytetin gjerman Berlin për një vizitë zyrtare, si pjesë e turneut të tij të parë evropian, i cili përfshinte edhe Francën.
Zyra e Al-Zaidit konfirmoi mbërritjen e tij në Berlin në një deklaratë të shkurtër, pa specifikuar kohëzgjatjen e vizitës.
Është planifikuar që ai të takohet me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, për t'i diskutuar çështjet rajonale, ndërkombëtare dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin në energji, siguri dhe transport, thuhej në një deklaratë të mëparshme nga zyra e tij.
Ndalesa në Berlin vjen pasi Al-Zaidi përfundoi vizitën e tij në Paris të hënën, ku u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee.
Kryeministri irakian filloi vizitën e tij zyrtare në Francë të dielën në fillim të turneut të tij të parë evropian që kur erdhi në detyrë në maj.






















