BOTA
2 minuta leximi
Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2025
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se tre laureatët zhvilluan struktura të reja molekulare me korniza të gjera që i lejojnë molekulat të kalojnë, të njohura si struktura metalo-organike.
Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2025
Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2025
8 Tetor 2025

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2025 iu dha sot tre shkencëtarëve, Susumu Kitagawa i Universiteti të Kiotos në Japoni, Richard Robson i Universitetit të Melburnit në Australi dhe Omar M. Yaghi i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, për punën e tyre pioniere në zhvillimin e strukturave metalo-organike, transmeton Anadolu.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se tre laureatët zhvilluan struktura të reja molekulare me korniza të gjera që lejojnë molekulat të kalojnë, të njohura si struktura metalo-organike. Këto struktura mund të përdoren për të mbledhur ujë nga ajri i shkretëtirës, ​​për të pastruar ujin, për ta kapur dioksidin e karbonit dhe për ta ruajtur hidrogjenin.

"Strukturat metalo-organike kanë potencial të madh, duke sjellë mundësi të paparashikuara më parë për materiale të bëra me porosi me funksione të reja", tha kryetari i Komitetit Nobel për Kimi, Heiner Linke.

Çmimi në Kimi vitin e kaluar iu dha shkencëtarëve David Baker të Universitetit të Washingtonit (Seattle) dhe Demis Hassabis dhe John Jumper të "Google DeepMind" për përparime në projektimin kompjuterik të proteinave dhe parashikimin e strukturës së proteinave, duke avancuar mjekësinë dhe bioteknologjinë.

Çmimet Nobel, të themeluara në përputhje me testamentin e shpikësit suedez Alfred Nobel dhe të dhëna për herë të parë në vitin 1901, shihen si disa nga nderimet më prestigjioze në botë. Ato jepen çdo vit në fushat e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, letërsisë dhe paqes, me çmimin e ekonomisë të shtuar më vonë në vitin 1969 nga Banka Qendrore e Suedisë.

Që nga fillimi i tyre, çmimet Nobel janë pezulluar herë pas here, 49 herë, kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Çmimet gjithashtu nuk u dhanë në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Laureatët do t'i marrin medaljet dhe diplomat e tyre në një ceremoni në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ushtria izraelite vazhdon shkeljet ndaj sovranitetit të Sirisë, bastis fshatin në provincën Kuneitra
Türkiye dënon Izraelin për bllokimin e ndihmave në Gaza, e quan situatën “të papranueshme”
Yilmaz i Türkiyes dhe Guterres i OKB-së diskutojnë çështjet rajonale dhe globale në margjinat e COP3
612 policë në terren në Shqipëri për zgjedhjet në 5 bashki
Presidenti Erdoğan do ta vizitojë Azerbajxhanin për festimet e Ditës së Fitores
Rusia riafirmon mbështetjen për Venezuelën mes tensioneve me ShBA-në
BE-ja u jep fund vizave me hyrje të përsëritura për shtetasit rusë
Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit
Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi
Presidenti sirian takon liderët francez, britanik dhe holandez në kuadër të Samitit COP30
ShBA, anulohen qindra fluturime për shkak të mbylljes së qeverisë
Tajfuni Kalmaegi në Filipine, rritet në 188 numri i viktimave
BE-ja dënon "mizoritë" në El-Fasher të Sudanit
Kallas: Përmirësimi i marrëdhënieve Türkiye-Greqi është lajm i mirë
Anulohen dhjetëra fluturime në aeroportin e Barcelonës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm
Kirgistani dërgon mbi 150 tonë ndihma humanitare në Siri
Rutte: NATO nuk është më pas Rusisë në prodhimin e municioneve
BE-ja heq vizat me shumë hyrje për shumicën e rusëve ndërsa blloku ashpërson sanksionet
Protestë kundër COP30-ës dhe dhunës shtetërore në Rio de Janeiro
Filipinet shpallin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tajfunit, 113 të vdekur e 127 të zhdukur