| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kontraktorët turq realizojnë projekte jashtë vendit me vlerë prej 570 miliardë dollarësh
Bolat tha se portofoli përfshin projekte të përfunduara dhe në vazhdim, ndërsa 520 miliardë dollarë nga vlera e përgjithshme janë realizuar gjatë 23 viteve të fundit.
Kontraktorët turq realizojnë projekte jashtë vendit me vlerë prej 570 miliardë dollarësh
Kontraktorët turq realizojnë projekte jashtë vendit me vlerë prej 570 miliardë dollarësh

Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, ka deklaruar se kontraktorët turq kanë ndërmarrë 12.900 projekte me vlerë prej 570 miliardë dollarësh në 139 vende të botës, si dhe i ka ftuar kompanitë evropiane të zgjerojnë partneritetet me firmat turke. 

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kontraktorëve Ndërkombëtarë Evropian (EIC), në Istanbul, Bolat tha se portofoli përfshin projekte të përfunduara dhe në vazhdim, ndërsa 520 miliardë dollarë nga vlera e përgjithshme janë realizuar gjatë 23 viteve të fundit.

Ai tha se sektori i filloi aktivitetet e tij jashtë vendit në Libi në vitin 1972, duke shtuar se kompanitë turke kanë përfunduar që atëherë më shumë se 3.100 projekte ndërkombëtare të konsulencës teknike, me vlerë prej 3,5 miliardë dollarësh.

Bolat tha se 49 kompani turke përfshiheshin në renditjen e vitit 2025 të revistës 'Engineering News-Record' për 250 kontraktorët më të mëdhenj ndërkombëtarë në botë. Kjo e rendit Türkiyen në vendin e dytë, pas Kinës, e cila kishte 71 kompani në listë.

"Evropa përbënte 40 për qind të kontratave të siguruara jashtë vendit nga kontraktorët turq në vitin 2025", tha ai, duke përmendur projektet në Spanjë, Portugali, Holandë, Poloni dhe Rumani.

Ai tha se nevoja në rritje për rinovimin e banesave sociale, infrastrukturës, rrjeteve të transportit dhe ndërtesave në gjithë Evropën ofron mundësi të konsiderueshme për bashkëpunim.

"Si kompani turke të kontraktimit, ne jemi të gatshme të punojmë me ju dhe të krijojmë partneritete", tha Bolat.

Ai gjithashtu i ftoi bizneset evropiane të investojnë në Türkiye, duke njoftuar se vendi ka pritur 89.000 kompani me investime të huaja, 63 për qind e të cilave janë evropiane.

"Nëse nuk jeni ende në Türkiye, nuk është tepër vonë. Ju ftojmë në Türkiye", tha ai.

Bolat tha se Türkiye ka investuar më shumë se 300 miliardë dollarë në infrastrukturë gjatë 23 viteve të fundit, duke zgjeruar portet, aeroportet, rrugët, hekurudhat dhe rrjetet e saj logjistike.

Në kushtet e luftërave rajonale, proteksionizmit dhe ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit, tha ai, qëndrueshmëria është bërë po aq e rëndësishme sa efikasiteti.

Ai shtoi se Türkiye synon të shndërrohet në një qendër për prodhimin, tregtinë, logjistikën, investimet dhe ndërlidhjen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë