| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Arrestohet edhe një person i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok të Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Arrestohet edhe një person i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok të Kosovës
Arrestohet edhe një person i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok të Kosovës / KosovaPress

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se kanë arrestuar edhe një person në Komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, nën dyshimet për “krime të luftës”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në Komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës - Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R. I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është si rezultat i punës intensive hetimore të zhvilluar nga Prokuroria Speciale.

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok tash e disa ditë po bëhen gërmime pasi dyshohet se në atë zonë janë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës, të cilët ishin rrëmbyer më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë fati i tyre mbetet i pazbardhur.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi një ditë më herët këtë zonë ku po ndodhin gërmimet, nga ku paralajmëroi se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mundshme të eshtrave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kurti bisedon me drejtoreshën e FMN-së për mundësitë e bashkëpunimit
Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet "Artemis" të NASA-s
Kurti diskutoi me presidentin Erdoğan për vendimin e Gjykatës Speciale
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës
Opozita sllovene paraqet mocion kundër ministrit të Jashtëm për politikën ndaj Izraelit
Kosovë, studentët marshojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum për zhvillimin e konsultimeve politike
Rushit Kusho, gazetashitësi i fundit i Gjirokastrës
Kryeparlamentari Peleshi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është qëllimi strategjik kombëtar
Identifikohet ADN-ja e tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve” në Kalludër dhe Jabukë
Shqipëria priti mbi 9,4 milionë turistë në tetë muaj
Shqipëria bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s
Sportistët shqiptarë me sindromën Down fitojnë medalje në Malta Open 2026
FSK-ja realizon ushtrimin fushor "Zgjimi i Ujkut"
Prishtinë, vazhdon me protestë kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Speciale
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Kroacia: Pranimi i kërkesave për viza afatgjata për shoferë fillon nga 23 shtator
Shqipëri-Slloveni, turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të bashkëpunimit ekonomik
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
FSK-ja kryen stërvitje me mortaja të kalibrave të ndryshme në Shqipëri