Të apasionuarit pas adrenalinës në ujë përjetuan emocionin e lëshimit me goma të kamionëve dhe traktorëve në lumin “Lumbardhi”, i cili kalon nëpër qendrën e qytetit të Prizrenit në Kosovë.
Në kuadër të festivalit të 22-të të Bunarfestit të mbajtur këtë vit, rreth 50 pjesëmarrës garuan fuqishëm duke përdorur gomat e tyre në manifestimin e mbajtur me shumë spektatorë përreth.
Kjo garë e jashtëzakonshme, e cila synon të tërheqë vëmendjen për ndotjen në shtratin e lumit, nisi në rrëzë të maleve Sharr, ku buron Lumbardhi dhe përfundoi në vijën e finishit të ngritur në Urën historike të Gurit në sheshin Shatërvan.
Garuesit nga Kosova dhe vende të ndryshme përjetuan momente emocionuese dhe ndonjëherë edhe sfiduese në rrjedhën e lumit.
Gara u ndoq me interes nga prizrenasit dhe turistët.
Sportistët që dolën të parët në garë morën medalje me një ceremoni që zgjati afërsisht për një orë pranë Lumbardhit.
Në kuadër të festivalit, krahas garës së lëshimit me goma, një ditë më herët nga dhjetëra vullnetarë u pastrua shtrati i Lumbardhit.























