Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA-së në Oslo, nuk raportohet për të lënduar
Policia tha se është në kontakt me zyrtarët e ambasadës dhe konfirmoi se nuk ka raportime për persona të lënduar.
Policia norvegjeze ka njoftuar në orët e para të së dielës se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Në një deklaratë, Shërbimi Policor Norvegjez (Politiet) bëri të ditur se një numër i madh policësh u dërguan në zonën përreth ambasadës amerikane në lagjen Huseby, në pjesën perëndimore të Oslos, pas raportimeve për një shpërthim të fortë rreth orës 01:00 sipas kohës lokale (00:00 GMT).
Policia tha se është në kontakt me zyrtarët e ambasadës dhe konfirmoi se nuk ka raportime për persona të lënduar.
Autoritetet theksuan se ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe as nëse ndonjë person mund të jetë i përfshirë. Situata po hetohet, ndërsa policia vazhdon të sigurojë zonën.
Detaje të tjera nuk janë bërë publike.