| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq
“Angazhimi i pandalshëm i Policisë së Kosovës po vazhdon të japë rezultate konkret”, tha Sveçla.
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq / AA
5 Mars 2026

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe uniforma ushtarake ilegale në një shtëpi të braktisur në Komunën e Leposaviqit.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar për këtë rast, tha nëpërmjet rrjeteve sociale se autoritetet kosovare mbeten të fokusuara në luftimin e çdo forme të ilegalitetit në të gjithë territorin e saj.

“Angazhimi i pandalshëm i Policisë së Kosovës po vazhdon të japë rezultate konkrete, si edhe rasti i sotëm me identifikimin dhe sekuestrimin e një sasie armatimi, municioni dhe uniformash ushtarake në një shtëpi të braktisur në Leposaviq”, tha Sveçla.

Më tej, ai tha se sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Kosovës mbetet parakusht për sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit, ndërsa institucionet kosovare do të vazhdojnë pa kompromis përpjekjet për ta garantuar këtë në çdo pjesë të territorit.