Ushtria izraelite sulmon me artileri dhe helikopterë pjesën jugore të Gazës

Ushtria izraelite vazhdon shkeljet e saj pavarësisht armëpushimit në Gaza, që hyri në fuqi më 10 tetor.

By
Ushtria izraelite sulmon me artileri dhe helikopterë pjesën jugore të Gazës / AA

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite shënjestroi me artileri dhe helikopterë pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite vazhdon shkeljet e saj pavarësisht armëpushimit në Gaza, i cili hyri në fuqi më 10 tetor.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, njësitë e artilerisë izraelite shënjestruan në mënyrë intensive zonat lindore të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Tymi u ngrit nga zonat e shënjestruara.

Edhe në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, një helikopter i ushtrisë izraelite hapi zjarr në pjesët lindore të qytetit.

Qeveria palestineze në Gaza njoftoi dje se ushtria izraelite ka shkelur marrëveshjen 591 herë në 50 ditët e para të armëpushimit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor dhe se në këto sulme janë vrarë 357 palestinezë ndërsa 903 të tjerë janë plagosur.