| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Nëntë policë të vrarë në një sulm në veriperëndim të Pakistanit
Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi dënoi ashpër sulmin, duke u shprehur ngushëllimet e tij familjeve të zyrtarëve të vrarë.
Nëntë policë të vrarë në një sulm në veriperëndim të Pakistanit
Nëntë policë të vrarë në një sulm në veriperëndim të Pakistanit

Të paktën 9 policë u vranë në një sulm në një pikë kontrolli sigurie në veriperëndim të Pakistanit.

Incidenti i fundit në një varg sulmesh ndaj forcave të sigurisë ndodhi në rrethin Hangu të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa pranë kufirit me Afganistanin të mërkurën mbrëma, tha një deklaratë nga selia e policisë e provincës.

Gjithashtu, 28 policë të tjerë u plagosën nga të shtënat intensive, ndërsa 15 sulmues u vranë gjithashtu nga zjarri hakmarrës.

Policia akuzoi "Fitna al Khawarij", një term që shteti përdor për "terroristët" që i përkasin grupit të ndaluar Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), për kryerjen e sulmit.

TTP-ja ka qenë prej kohësh e përfshirë në sulme ndaj forcave të sigurisë dhe instalimeve qeveritare në Pakistanin veriperëndimor dhe jugperëndimor.

Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi dënoi ashpër sulmin, duke u shprehur ngushëllimet e tij familjeve të zyrtarëve të vrarë.

Pakistani ka parë një rritje të sulmeve në Khyber Phaktunkhwa dhe provincat jugperëndimore të Balochistanit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë