| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz
Në takim do të diskutohen rezultatet e negociatave mes Teheranit dhe Muskatit për krijimin e rrugëve të sigurta për lundrimin tregtar përmes ngushticës, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei.
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz/ AA

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi të premten se të hënën në Oman do të zhvillohet një takim mes Iranit, Irakut dhe vendeve të Gjirit për t'i diskutuar rrugët e lundrimit tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në takim do të diskutohen rezultatet e negociatave mes Teheranit dhe Muskatit për krijimin e rrugëve të sigurta për lundrimin tregtar përmes ngushticës, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei, në një deklaratë të publikuar nga transmetuesi shtetëror IRIB.

Duke deklaruar se Irani dhe Omani kanë arritur mirëkuptim për krijimin e korridoreve të përkohshme të lundrimit në këtë rrugë ujore, Baqaei shtoi: “Irani mbetet i përkushtuar për të garantuar sigurinë e lundrimit në ngushticë.”

Deklarata vjen në një kohë kur ditët e fundit janë rritur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit lidhur me Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht nënshkrimit në qershor të një memorandumi që parashikonte një marrëveshje për rihapjen e kësaj rruge strategjike ujore, si paraprijëse e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje.

Eksploro
ShBA-ja lidh imazhet satelitore kineze me sulmin iranian ku u vranë tre ushtarë
Arabia Saudite mbyll naftësjellësin Lindje-Perëndim pas disa sulmeve
Kremlini: Rusia e hapur për bisedime trepalëshe me ShBA-në dhe Ukrainën
Mbetje trupore të karbonizuara gjenden në tragetin e djegur në Filipine, 84 persona të zhdukur
BE-ja thotë se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën mbetet “në tavolinë”
Trafiku detar në Bab el-Mandeb bie ndjeshëm, vetëm 26 anije në ditë qarkullojnë
Putin: Perëndimi po përpiqet ta rifitojë lidershipin global "me çdo kusht"
Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar
Izraeli bombardon një shkollë dhe shkatërron tunele në jug të Libanit
Ushtria e Jemenit thotë se ka rrëzuar pesë dronë të grupit Huthi në veri të vendit
Modi-Putin: Dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konflikteve
IEA-ja: Furnizimi global me naftë bie me 1,6 milion fuçi në ditë në gusht
Vazhdojnë kërkimet për 84 të zhdukur pas zjarrit në tragetin në Filipine, pesë të vdekur
Prodhimi i naftës saudite bie në nivelin më të ulët që nga viti 1990 për shkak të luftës ShBA-Iran
Sondazh, partia Likud e Netanyahut ka pësuar "kolaps historik" para zgjedhjeve në Izrael
Tusk: Polonia shmangu një “kërcënim të drejtpërdrejtë” ndaj pikës kufitare
Kanadaja dhe Ukraina nënshkruajnë deklaratë për një partneritet 100-vjeçar
Ministri izraelit i Mbrojtjes përsërit kërcënimin për t'i sulmuar objektet energjetike të Iranit
Komisioni i BE-së planifikon zgjerim të kompetencave të Frontex-it
Jemeni formon një qendër komande pasi forcat e grupit Huthi shkelën vijat perëndimore të frontit