| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Tiranë, vazhdon në ditën e 38-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish sot në Tiranë në ditën e 38-të të protestës, duke e kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Tiranë, vazhdon në ditën e 38-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Tiranë, vazhdon në ditën e 38-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"/ AA

Në Shqipëri vazhdojnë protestat antiqeveritare, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura.

Në vend, por edhe në media të huaja, në javët e fundit ka pasur pretendime se projekti në zonën e Zvërnecit lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar reagime dhe protesta në Tiranë, qytete të tjera të Shqipërisë dhe në diasporë.

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish sot në Tiranë në ditën e 38-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”, për të vijuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me pankarta kundër qeverisë dhe kundër klasës politike në vend.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pas qëndrimit disa orë në bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Të iniciuara nga aktivistë dhe të mbështetura nga qytetarët, protesta është zgjeruar edhe mbi çështje të tjera, si krijimi i një qeverie teknike, shfuqizimin e kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin ligjit të njohur si "Paketa e Maleve" dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Gjatë një proteste më 30 maj 2026 në zonën e Zvërnecit u shënuan incidente, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa roje të një kompanie private të sigurisë tërhoqën zvarrë një qytetar, duke shkaktuar më pas fillimin e protestave në Tiranë.

Në lidhje me çështjen, kryeministri Rama ka deklaruar se projekti në Zvërnec po ndjek procedurat ligjore dhe mjedisore, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur një projekt përfundimtar apo studim të plotë të ndikimit në mjedis.

Eksploro
Gjendje epidemike në Gostivar: Arrestohen tre drejtues të NP "Komunalec"
Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore fillestare për Masakrën e Reçakut
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut takon homologun e tij turk në Ankara
Hoxha takim me zyrtarë të lartë të DASh-it: Angazhohemi për forcimin e partneritetit strategjik
Në Bosnje e Hercegovinë përkujtohen 6 të rinjtë nga Srebrenica, në 31-vjetorin e vrasjes së tyre
Kryediplomati serb: Hapja e dialogut strategjik, hap historik për marrëdhëniet Serbi-ShBA
Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik
Kosovë, seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor
Policia Kufitare e Shqipërisë shpëtoi 11 emigrantë
Hoxha - Gjuriqi në Uashington: Të hidhet poshtë retorika që nxit tensione
Hoxha: Dhuna politike është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë
Mucunski në Uashington kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër "terrorizmit politik"
Kosova padit ministren serbe Paunoviq mbi deklaratat e saj për "spastrim etnik"
Këshilli i Bashkimit Evropian emëron shefin e ri të EULEX-it në Kosovë
Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si njësi monetare
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë me iniciativë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Kos e konsideron të paimagjinueshëm faktin që Paunoviq është ende ministre në Serbi
Shqipëria prezanton Qendrën e re të Komandës dhe të Kontrollit në kuadër të projektit “Smart City”