LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Rubio: Kanë mbetur vetëm disa ditë që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se Izraeli vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës dhe se koha që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit po mbaron
Rubio: Kanë mbetur vetëm disa ditë që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit
Rubio: Kanë mbetur vetëm disa ditë që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit / Reuters
16 Shtator 2025

 Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio deklaroi se Izraeli vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës dhe se koha që Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit po mbaron.

"Izraelitët kanë filluar operacionet atje. Për këtë arsye ne besojmë se kemi një afat kohor shumë të shkurtër për arritjen e marrëveshjes. Nuk kemi më muaj, ndoshta kemi vetëm ditë, ndoshta edhe disa javë", tha Rubio duke folur me gazetarët ndërsa u nis drejt Katarit.

Deklaratat e Rubios vijnë në një kohë kur civilët po humbasin jetën nën sulmet ajrore intensive izraelite.

Sulmet, të cilat Izraeli i cilëson si "operacione ushtarake", po e thellojnë krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe po shkaktojnë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndërsa siç raporton "Jerusalem Post", ushtria Izraelite ka nisur sulm të ri tokësor kundër qytetit të Gazës.

Në lajmin e bazuar në burime izraelite thuhet se tanket kanë filluar të hyjnë në qytet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë