| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin joformal të homologëve të Organizatës së Shteteve Turkike
Përveç Türkiyes, shtetet anëtare të OTS-së janë Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, ndërsa Hungaria, Turkmenistani dhe Republika Turke e Qipros Veriore (RTQV) kanë statusin e vëzhguesit.
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin joformal të homologëve të Organizatës së Shteteve Turkike
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin joformal të homologëve të Organizatës së Shteteve Turkike

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka marrë pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke (OTS), në margjinat e javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Fidan mori pjesë në takimin joformal të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OTS-së në Nju Jork.

Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera rreth takimit.

Përveç Türkiyes, shtetet anëtare të OTS-së janë Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani.

Ndërsa Hungaria, Turkmenistani dhe Republika Turke e Qipros Veriore (RTQV) kanë statusin e vëzhguesit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë