Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është nominuar për Ekipin e Sezonit në La Liga, në përzgjedhjen e organizuar nga EA Sports.
Ky vlerësim vjen pas paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe rolit vendimtar te skuadra e RCD Mallorca gjatë këtij sezoni.
TË REKOMANDUARA
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ka ftuar tifozët të përkrahin Muriqin, i njohur edhe si “Pirati”, për ta përfshirë në mesin e lojtarëve më të mirë të kampionatit spanjoll.
Përfshirja e tij në këtë listë, përkrah emrave të mëdhenj nga Real Madrid dhe Barcelona, konfirmon formën e tij të lartë dhe statusin si një nga sulmuesit më të spikatur në La Liga.
BURIMI:KosovaPress
















