| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kremlini: Putini propozon armëpushim më 9 maj në Ukrainë gjatë telefonatës me Trumpin
Telefonata u zhvillua me iniciativë të palës ruse, sipas një këshilltari presidencial.
Kremlini: Putini propozon armëpushim më 9 maj në Ukrainë gjatë telefonatës me Trumpin
Kremlini: Putini propozon armëpushim më 9 maj në Ukrainë gjatë telefonatës me Trumpin / Reuters

Presidenti rus, Vlladimir Putin, foli të mërkurën në telefon me homologun e tij amerikan, Donald Trump, dhe propozoi një armëpushim në Ukrainë më 9 maj, ditë që Moska e shënon si Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, tha një këshilltar presidencial rus.

Telefonata u zhvillua me iniciativë të palës ruse, u tha gazetarëve në Moskë nga këshilltari i presidentit rus për çështjet e jashtme, Yury Ushakov.

Sipas tij, Putin propozoi shpalljen e një armëpushimi në Ukrainë më 9 maj, në Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe Trump e mbështeti idenë.

“Vlladimir Putin informoi homologun e tij amerikan për gatishmërinë për të shpallur një armëpushim gjatë periudhës së festimeve të Ditës së Fitores”, tha Ushakov.

Telefonata e fundit e konfirmuar publikisht mes presidentëve të Rusisë dhe ShBA-së kishte ndodhur më 9 mars.

Sipas raportimeve, ajo kishte zgjatur pothuajse një orë dhe ishte iniciuar nga pala amerikane në atë kohë. Biseda ishte përqendruar kryesisht në përshkallëzimin e konfliktit rreth Iranit, si dhe kishte prekur situatën lidhur me negociatat trepalëshe për një zgjidhje në Ukrainë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë