Media izraelite: Eshtrat e kthyera nga Hamasi nga Gaza nuk janë të pengjeve

Kryqi i Kuq i transferoi të premten mbetjet e trupavenë Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore në Tel Aviv për ekzaminim.

Media izraelite: Eshtrat e kthyera nga Hamasi nga Gaza nuk janë të pengjeve / AA

Mbetjet mortore të trepersonave që Hamasi ia dorëzoi Izraelit nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) tëpremten mbrëma, nuk u përkasin pengjeve izraelite, raportoi sot media lokale.

Transmetuesi publik i Izraelit, KAN, duke cituar njëburim izraelit pa emër, tha se mbetjet “nuk i përkasin asnjërit prej të rrëmbyerve izraelitë”.

Edhe Radioja e Ushtrisë konfirmoi se asnjë ngambetjet “nuk i përkiste asnjërit prej pengjeve”.

Kryqi i Kuq i transferoi të premten mbetjet e trupavenë Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore në Tel Aviv për ekzaminim.

Nuk u dhanë detaje rreth rrethanave apo kushtevenë të cilat ndodhi dorëzimi.

Që nga fillimi i fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim në Gaza më 10 tetor, Hamasi ka liruar 20 pengje izraelite të gjalla dhe ka dorëzuar mbetjet e 19 prej 28 të tjerëve, shumica izraelitë. Megjithatë, Izraeli ka pretenduar se një nga trupat e marrë nuk përputhej me asnjërin nga të listuarit si të rrëmbyer.

Izraeli ka vrarë 211 palestinezë dhe ka plagosur 597 të tjerë që nga armëpushimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Izraeli e ka kushtëzuar fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit me dorëzimin e të gjitha trupave të pengjeve. Hamasi thotë se procesi kërkon kohë për shkak të shkatërrimit masiv në Gaza.

Faza e parë e marrëveshjes parashikon lirimin epengjeve izraelite në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu përfshin rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi tëri qeverisës pa Hamasin.

Izraeli ka vrarë më shumë se 68.500 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170.600 të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori 2023.